Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Roza Lati: Berat Buzhala më doli nga fjala, refuzova shumë oferta për atë vend pune

Roza Lati: Berat Buzhala më doli nga fjala, refuzova shumë oferta për atë vend pune
October 04
18:20 2016

E ftuar në emisionin “Rudina”, Roza Lati ka rrëfyer arsyen se pse ka munguar në ekranin shqiptar për një periudhë të gjatë kohore. Ajo ka treguar se i ishte ofruar një vend pune në emisionin “Express Roze” nga kryeredaktori Berat Buzhala, për të cilin refuzoi oferta të tjera, por që s’pati rezultat.

“Berat Buzhala më ofroi një vend pune tek “Express Roze” dhe për këtë arsye unë refuzova të tjera oferta. Ai më doli nga fjala dhe më vjen mirë që po e përmend emrin e tij këtu në televizionin ku do të transmetohej ky emision”, – është shprehur Roza Lati.

Referuar marrëdhënieve familjare, Roza prezantoi vëllain nga babai, i cili jeton në Shkodër dhe tregoi se së bashku gëzojnë një marrëdhënie shumë të mirë, si dhe shtoi se respekton bashkëshorten e të atit. /Blitz.al/

Etiketimet
Shperndaje