Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Roza i uron ditëlindjen Ritës me fjalë shpirti: Mali ku unë mbështes kokën. Ti je divë… e këtë botën e showbiz-it ti e rrotullon nëpër gishta…

Roza i uron ditëlindjen Ritës me fjalë shpirti: Mali ku unë mbështes kokën. Ti je divë… e këtë botën e showbiz-it ti e rrotullon nëpër gishta…
August 28
16:06 2018

Jeta i ka bërë akoma më të lidhura me njëra-tjetrën dhe në ditëlindjen e Rita Latit nuk mund të mungonte edhe urimi plot dashuri i Rozës, vajzës së saj. Roza gjen gjithnjë fjalët më të përzemërta për t’ja treguar dashurinë nënës së saj dhe Rita gjithashtu e ka thënë shpesh se Roza ia zbukuron çdo ditë të jetës së saj.
“Sot për ditëlindjen tënde o mamo nuk do publikoj foto të kohëve të fundit por këto dy foto të vjetra.”,- shkruan Roza duke publukuar disa foto të Ritës në rininë e saj, në fillimet e karrierës kur e gjithë Shqipëria krenohej me emrin e Rita Latit.
“Këto tregojnë zanafillën e genit tënd artistik që tregon se ke qenë, je e do të mbetesh artiste, mbretëreshë, diva. Je mentorja ime më e fortë, nëse jam kjo që jam, nëse kam vetbesim, këtë natyrë, nëse jam kjo Roza jam vetëm prej teje. Je ti mbrapa çdo lëvizje që unë bëj, je ti bossi që më jep ok dhe je dakort me çdo hap timin. Sepse ti e njeh këtë botë më mirë se unë, sepse ti je mjeshtre e vjetër në skenë dhe këtë botën e showbiz-it ti e rrotullon nëpër gishta sikur të jetë një monedhë lojcake. Mam, faleminderit që më rrite me të gjitha të mirat, s’më le t’ja ndjej mungesën askujt dhe lakminë asgjëje. O mali që unë mbështes kokën. Gëzuar ditëlindjen, e jotja Roza”,- ka shkruar ajo. /Blitz.al/

 

Komento
Shperndaje