Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Roza dhe Stine, bashkë këtë Shën Valentin

Roza dhe Stine, bashkë këtë Shën Valentin
February 13
15:31 2017

Propozimi i Rozës për të ftuar Stinen në emisionin e saj radiofonik “Hangover” ngjalli kuriozitet te publiku. Ata kanë pasur një histori dashurie, e cila mori fund para disa vitesh, por edhe pas ndarjes Stine dhe Roza mbetën miq të mirë. Të gjithë filluan të flisnin për ftesën publike të moderatores për ta kaluar me Stinen Shën Valentinin, sigurisht në emision. Si përfundim, këngëtari e ka pranuar ftesën e Rozës dhe nesër ata do të jenë bashkë.

“Stine pranoi. Shihemi në Hangover”- ka shkruar Roza në një video të postuar pak më parë në Instagram.

Duket paksa e çuditshme që dy ish-të dashur të takohen në ditën e të dashuruarve, edhe pse duhet thënë se nga Roza dhe Stine është një veprim që e prisnim. Ata kanë qenë në çift në spektaklin e vallëzimit “Dance With Me” vitin e kaluar.  Shpesh dëgjojmë të thuhet se dy ish-të dashur nuk mund të jenë kurrë miq. Ja pra që Stine dhe Roza na e vërtetojnë më së miri të kundërtën./Blitz.al/

Komento
Shperndaje