Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Rovena Stefa sqaron të vërtetën e gjyqit me Aulonën dhe Fatmën: S’doja t’i fusja në burg, thjesht t’u merrja ca lekë!

Rovena Stefa sqaron të vërtetën e gjyqit me Aulonën dhe Fatmën: S’doja t’i fusja në burg, thjesht t’u merrja ca lekë!
September 23
21:27 2017

Mediat online gjatë gjithë kësaj jave kanë shkruar për përballjen e dy moderatoreve të emisionit “Thumb” Fatma dhe Aulona me këngëtaren Rovena Stefa.

Tre vajzat u përballën pak ditë më parë, një takim ky i cili u interpretua si një vazhdim i debatit të ndodhur vite më parë, ku vajzat “thumbuan” Rovenën për skenat e saj në klipin “Malli”.

Situata mes Aulonës, Fatmës dhe Rovenës kaloi deri në një padi gjyqësore edhe pse çështja u mbyll shumë shpejt me tërheqjen e këngëtares. Por si qëndron e vërteta pas këtij takimi? Gjithçka është sqaruar ditën e sotme në emisionin “Thumb” dhe e ftuara e parë për këtë sezon e Aulonës dhe Fatmës ka qenë pikërisht Rovena Stefa.

Padiskutim vajzat që në fillim kanë sqaruar se si qëndron e vërteta e “sherrit” i cili është konsideruar një nga më të bujshmit në showbiz. Rovena ka treguar se qëllimi i saj duke i hedhur në gjyq dy moderatoret nuk ishte t’i fuste në burg por thjesht t’u merrte para.

“Ishin procedurat. Nuk desha t’u futja në burg.Paraja mu duk mua më lehtë . “,- u përgjigj me shaka Rovena. E rëndësishme është që tashmë gjërat janë qartësuar dhe vajzat nuk kanë më asnjë mëri me njëra-tjetrën./Blitz.al/

Shperndaje