Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Rovena Dilo: Pushtetin e kanë njerëzit e mëdhenj, jo pushtetarët

Rovena Dilo: Pushtetin e kanë njerëzit e mëdhenj, jo pushtetarët
February 25
22:33 2017

Mbrëmjen e sotme, këngëtarja Rovena Dilo ka qenë e ftuar në Top Show Magazine, ku dhe ka prezantuar projektin e saj më të ri në bashkëpunim me Eltonin me titull “Up and down”.

Rovena dhe Eltoni tregojnë se kjo shfaqje po përgatitet në Akademinë e Arteve dhe do të prezantohet së shpejti. Fabula e kësaj shfaqjeje flet pikërisht për ngritjet dhe për uljet në jetë.

Gazetari Ervin Kurti e ka pyetur Rovenën se kush e ka pushtetin duke i thënë se ajo ka pasur të bëjë me pushtetarë. Rikujtojmë që jo më kot i është bërë kjo pyetje pasi Rovenës para disa kohësh i kanë marrë lokalin që ka pasur në pronësi për vite me radhë dhe ka pasur probleme me shtetin.

E prekur nga kjo dhe me mllef kundrejt pushtetarëve, Rovena ka thënë: “Pushtetin e kanë njerëzit e mëdhenj si Alban Dudushi e shumë njerëz të tjerë, jo pushtetarët”.

Gjithashtu këngëtarja ka përmendur edhe emra të tjerë të fushës së artit duke nënkuptuar se ata janë pushtetarët më të mëdhenj.

Përveç kësaj Ervini ka vazhduar me “ngacmimet” duke e pyetur për të dashurin e saj dhe kërkoi me ngulm t’ja thoshte, por Rovena ju përgjigj shkurt duke i thënë:

“Nuk do të ta them asnjëherë. Erdha këtu për të promovuar shfaqjen dhe jo për të më bërë këto pyetje”./Blitz.al/

Komento
Shperndaje