Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Rose McGowan rrëfen se është përdhunuar, por sot ajo turpërohet ndërkohë që dhunuesi i saj lakmohet

Rose McGowan rrëfen se është përdhunuar, por sot ajo turpërohet ndërkohë që dhunuesi i saj lakmohet
October 15
10:18 2016

Rose McGowan ka rreth 25 vite në Hollywood. Këtë të enjte  aktorja ka rrëfyer në një seri statusesh në Twitter se ajo është përdhunuar nga një emër i njohur i Hollywood-it, të cilin ajo nuk e ka zbuluar. Aktorja ka përdorur hashtag-un #WhyWomenDontReport, qëllimi kryesor i të cilit është ndërgjegjësimi i të gjitha viktimave për të raportuar rastet e përdhunimit dhe dhunimit të femrave. McGowan ka treguar historinë e saj. Aktorja e “The Charmed” ka shkruar në Twitter se për të ka ardhur koha të tregohet e sinqertë. Ajo ka shkruar se madje ka kontaktuar me një avokate femër dhe ajo i ka thënë se nuk do të mundet ta fitojë çështjen  duke pasur parasysh statusin e atyre që janë përfshirë.

“Ish-i dashuri im ia dha filmin tonë përdhunuesit tim për ta shpërndarë. Një avokate femër më tha se unë kam bërë shumë skena seksi në filma, kështu që do e kem të pamundur ta fitoj çështjen ndaj asaj studioje dhe kreut të saj.  Ky është një sekret i hapur në Hollywood, unë turpërohem nga mediat ndërkohë që përdhunuesi im lakmohet”,- ka shkruar aktorja./Blitz.al/

Shperndaje