Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ronela & Zerka në skenë janë të paparë, por në komentet që postojnë tek njëri tjetri janë ‘zjarr’!

Ronela & Zerka në skenë janë të paparë, por në komentet që postojnë tek njëri tjetri janë ‘zjarr’!
November 24
15:28 2017

Me qejf i kemi t’i shohim Ronelën dhe Zerkën si çift ndonëse ata kurrë nuk kanë dëshirë ta pranojnë diçka të tillë sepse duan që ta mbajnë lidhjen e tyre sa më private.

Të dy këngëtarët i zhvillojnë së bashku turnetë muzikore dhe duhet thënë se janë mjaft të preferuar nga publiku kur performojnë bashkë, ama janë edhe më të paparë në komentet që i bëjnë njëri tjetrit në Instagram.

Këtë herë ka qenë Ronela e cila ka postuar një foto me Zerkën nga performanca e tyre në Kosovë e ka shkruar si diçiturë: Dëgjo se ashtu është një muhabet Zerka… ndërkohë që ky i fundit i ka komentuar si një ndjekës tipik fans i tyre. “Shumë bukur të dy” – duke vendosur pranë edhe disa emoji me yje.

Ne ju sugjerojmë të komentoni më shpesh, na kënaqët! /Blitz.al/

Shperndaje