Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ronela kap mat këngëtarin e njohur: Më ke vjedhur këngën!

Ronela kap mat këngëtarin e njohur: Më ke vjedhur këngën!
June 22
15:42 2018

Nuk janë aspak të panjohura rastet kur artistë të njohur kanë krijura melodi apo këngë të ngjashme me ato shqiptare.

Së fundmi, është Ronela Hajati ajo që ka kapur “mat” këngëtarin francez L’Algerine, i cili ka publikuar një këngë shumë të ngjashme me bashkëpunimin e këngëtares shqiptare me Young Zerkën, “Syni Jemi”.

Ronela ka publikuar videon e L’Algerine, “International”, e cila ngjan në refren me “Syni Jemi”.

Përsa kohë që këngëtarja shqiptare ka zgjedhur ta shpërndajë në këtë mënyrë duket se L’Algerine nuk i ka marrë leje për huazimin e melodisë.

Nuk do të ishte aspak çudi nëse Zerka dhe Ronela do të përballeshin në gjykatë me artistin francez. /Blitz.al/

 

 

Komento
Shperndaje