Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ronela Hajati nuk pëlqen këngët e veta…

Ronela Hajati nuk pëlqen këngët e veta…
March 27
14:52 2016

Këngëtarja Ronela Hajati ka bërë bujë me shumë prej këngëve të saj. Disa këngë janë bërë hite dhe vështirë të jenë harruar.

Kohët e fundit u përfol për një problem të Ronelës  me policinë për xhirimet e klipit të saj të ri. Sikur të mos mjaftonte kjo, Ronela pati probleme dhe me shtëpinë diskografike. Më në fund Ronela arriti të publikonte këngën e re “A don si kjo”, e cila u  pëlqye nga fansat.

Por pas gjithë këngëve të saj ajo ka dalë në një përfundim befasues. Këngëtarja ka hedhur një foto në Snapchat ku shkruan: “Kam vite që nuk më pëlqen një këngë e imja”.

Po Ronela ç’pati? Ka nxjerrë këngë pa fund dhe pritej që të befasonte fansat e saj. Por me një fjali ajo duket se hedh poshtë të gjithë karrierën muzikore ndër këto vite. Kur as vetë ajo nuk i pëlqen, ç’mund të mendojë publiku dhe fansat e saj?

Komento
Etiketimet
Shperndaje