Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ronela Hajati: “Mesila Dode të vazhdojë punë si fotografe”

Ronela Hajati: “Mesila Dode të vazhdojë punë si fotografe”
April 28
10:20 2016

Këngëtarja Ronela Hajati ka folur për herë të parë në lidhje me një “tension” në marrëdhënien e saj me deputeten Mesila Doda në “Top Show Magazine”, në Top Channel. Shkak për keqkuptimin mes tyre u bë xhirimi i një klipi të Ronelës, ku balerinët që e shoqëronin ishin të mbuluar me burka të zeza dhe ngjanin si xhihadistë. Ndërkohë që ekipi i Ronelës ka qenë duke xhiruar në terren, deputetja Doda ka kaluar rastësisht aty pranë dhe ka shkrepur një foto duke e bërë atë publike e duke ndezur një alarm në rrjetet sociale.

Hajati është shprehur: “E kam kaluar shumë keq atë periudhë dhe nuk kam dashur të flas fare për këtë çështje, është hera e parë që po shprehem mbi atë moment të jetës time. Është e vërtetë që klipi po xhirohej në një moment trazirash, por ato nuk kishin lidhje fare me Shqipërinë”.

Ndërkohë ajo ka vazhduar të ironizojë veprimin e deputetes Doda duke thënë: “Mesila që nxori foton të vazhdojë punë si fotografe. Ajo tha se ishte trembur, por në qoftë se do të ishte kështu besoj se nuk do të kishte kohë të bënte foto por do të vraponte, po mesa duket Mesila është “burrneshë””.

Vetë Ronela sqaroi gjithashtu se ajo është paraqitur vetë në polici dhe ka sqaruar gjithçka, si dhe nuk e pranoi faktin që kjo bujë funksionoi si reklamë për këngën e saj të re sepse, sipas saj, ka qenë një nga momentet më stresuese të jetës së saj.

 

Komento
Etiketimet
Shperndaje