Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ronela Hajati: “Kur të bëhem 30-të do notoj në botox”

Ronela Hajati: “Kur të bëhem 30-të do notoj në botox”
September 03
17:04 2016

Ditën e djeshme, Ronela Hajati ka festuar ditën e saj të lindjes. Këngëtarja ka zgjedhur që këtë vit ta priste ditëlindjen jashtë Shqipërisë. E kontaktuar nga Blitz.al për më shumë detaje rreth festimeve, dhuratave dhe se ku është “arratisur” Ronela, ajo ka treguar se ndodhet në Turqi.

“Dhuratën më të madhe për ditëlindje deri tani ma ka bërë mami, lekë domethënë”, – ka treguar duke qeshur.

Ditëlindja ende nuk është festuar siç duhet pasi festa e vërtetë do të bëhet në Tiranë kur ajo të kthehet.

“Do bëj një mbledhje të vockël me miqtë kur të kthehem e nëse më bëjnë dhurata do t’ju them se cila më pëlqeu më shumë. Se nuk e kam as përvjetor”.

Duke qenë se është pak larg të tridhjetave, ajo ka shtuar me humor: “Kur të bëhem 30 vjeç do e fshij biografinë, do falsifikoj pasaportën dhe do notoj në botoks, hahahahahaha”.

Veç muzikës, Ronelën e bën të dashur edhe humori dhe sportiviteti me të cilin shfaqet shpesh në intervista apo dalje publike.

Sigurisht që ashtu si edhe vetë tipi që e karakterizon, Ronela nuk mund të na surprizonte ndryshe. Ne i urojmë të bëhet edhe 100 vjeç dhe të vazhdojë të shkruajë këtë biografi muzikore, së cilës dita-ditës i shtohet pëlqimi i publikut e milionat në klikime./Blitz.al/

Shperndaje