Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ronela dhe Young Zerka nuk janë më bashkë… Ose të paktën kështu thonë njerëzit pranë tyre

Ronela dhe Young Zerka nuk janë më bashkë… Ose të paktën kështu thonë njerëzit pranë tyre
March 13
17:03 2019

Ndërkohë që prej muajsh fansat e Ronela Hajatit dhe Young Zerkës presin që ata të pranonin publikisht se janë në një lidhje, ja ku vjen një lajm i ri.

Sipas “Prive” burime pranë çiftit janë shprehur se reperi Young Zerka dhe këngëtarja Ronela Hajati i kanë dhënë fund romancës së tyre disa-vjeçare.

Edhe pse i kanë quajtur të lidhur për një kohë të gjatë, në fakt vetë protagonistët asnjëherë nuk e kanë pranuar se kishin diçka më shumë se thjesht marrëdhënie shoqërore.

Nëse kontrollojmë tanimë Instagramin e secilit shihet se asnjëri nuk e ndjek tjetri.

Megjithatë ata kanë mbajtur fotot e përbashkëta. Kjo shkëputje në rrjete sociale ka ndodhur kohët e fundit kjo pasi Ronela ka publikuar shpesh në story projektet e reja të Young Zerkës dhe e ka mbështetur përmes promovimit në faqen e saj.

I ftuar në “Thumb” në nëntor Zerka pohoi me vendosmëri se është beqar, duke treguar madje edhe duart se nuk mbante asnjë unazë./Blitz.al/

 

 

Komento
Shperndaje