Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Ronela bën tatuazhin e veçantë dedikuar personit më të dashur të zemrës

Ronela bën tatuazhin e veçantë dedikuar personit më të dashur të zemrës
January 16
12:37 2020

Ndarja e parakohshme e të dashurëve e familjarëve tanë gjithnjë pas shumë dhimbje.

Çdokush gjen mënyrën e tij për ta kujtuar apo për ta ndjerë afër e shpesh një formë zgjehdje është edhe tatuazhi i emrit të personit që ke humbur.

Ronela Hajati humbi të atin në vitin 2013 dhe ajo shpesh i ka dedikuar atij fjalë nga më prekëset në rrjete sociale, në intervista apo edhe në këngë.

Së fundmi këngëtarja ka  bërë tatuazh në pjesën e krahut emrin e tij, “Marash” dhe ka publikuar në Instastory një foto.

Ronela ka gjetur pikërisht këtë mënyrë për të shenjuar të përjetshëm emrin e babait të saj në lëkurë./Blitz.al./

Share