Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ronela akoma e thyer, por nuk dorëzohet!

Ronela akoma e thyer, por nuk dorëzohet!
April 04
12:59 2016

Ronela Hajati, këngëtarja që nuk është vetëm e famshme për këngët e saj me stil, por edhe për sinqeritetin që tregon, ka ndarë me të gjithë ndjekësit e saj në Facebook një status për largimin nga jeta të babait të saj 3 vite më parë.

Në fakt, Marash Hajati, babai i Ronelës, nuk është i panjohur nga publiku shqiptar pasi ka qenë një poet dhe gazetar i njohur i shtypit shqiptar që prej fillimeve të kësaj dege në vendin tonë.

Ronela, sikurse dhe njihet si një nga personazhet më të çiltër të showbizz-it shqiptar, duke i folur hapur të vërtetat e saj, nuk ka nguruar të shprehet për të atin, që siç thotë, ka qenë frymëzimi i saj më i madh. Ronela gjithashtu nuk harron të shprehë se i është dashur të përballet e vetme në një botë ku lajkat ia kanë bërë njerëzit që kanë dashur “ta më groposin”, siç ka shkruar ajo vetë.

ronela

Nga ana tjetër, edhe pse Ronela thotë se dhimbja për largimin e babait e shoqëron gjithmonë kjo nuk e ka bërë të mos surprizojë me këngë të reja. Thënë këtë, Ronela pritet të publikojë shumë shpejt klipin e saj të ri me këngën e titulluar “AMIN”. Ajo vetë duket entuziaste për këtë projekt duke ndarë vazhdimisht me fansat e saj në Instagram, pjesë të vogla nga klipi si dhe look-un e saj të ri, në përputhshmëri të plotë me tipin e artistes që ajo ka dashur të tregojë gjithmonjë, të qënurit gjithmonë në ndryshim!

Etiketimet
Shperndaje