Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

“Ronaldo kaloi te Juventusi për shkak të Messit” – Trajneri i njohur hedh dyshimet!

“Ronaldo kaloi te Juventusi për shkak të Messit” – Trajneri i njohur hedh dyshimet!
July 13
19:19 2018

Kalimi i Cristiano Ronaldos në skuadrën italiane të Juventusit ishte një nga lajmet më të bujshme të javës që po lëmë pas.

Edhe pse të gjithë besuam se arsye për këtë kalim ishte shuma e madhe e parave që skuadra bardhë e zi ka ofruar për ish-yllin e Real Madridit.

Nga ana tjetër, Ryan Giggs trajner i skuadrës kombëtare të Uellsit është shprehur se arsyeja e largimit të Cristiano Ronaldos nga Real Madridi drejt Juventusit është askush tjetër përveç Lionel Messit.

Giggs, i cili është ka qenë mik i Ronaldos, ka treguar se kalimi i lojëtarit të famshëm është bërë për të shtuar thëniet se ai është më i mirë se Messi.

“Jam i surprizuar që ai la Real Madridin për të shkuar në Itali. Ai është i fiksuar për të qenë më i mirë se Messi. ‘Isha më i mirë se ai në Angli, pastaj në Spanjë, pastaj në Portugali dhe tani do të jem në Itali. Kjo është arsyeja pse Ronaldo është larguar”, – ka thënë Giggs për ITV.

Nuk do të na kishte shkuar kurrë mendja që rivaliteti me Messin do ta çonte Ronaldon kaq larg. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje