Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Rona Nishliu befasohet nga dhurata që i bëjnë për ditëlindje…

Rona Nishliu befasohet nga dhurata që i bëjnë për ditëlindje…
August 26
09:54 2016

Këngëtarja Rona Nishliu feston sot 30 vjetorin e lindjes. Këngëtares i është organizuar një festë surprizë sapo ka hyrë ora 12:00. Këtë surprizë të veçantë që i ka bërë familja, Rona ka vendosur ta ndajë me ndjekësit në Instagram.

Ajo ka postuar një foto të dhuratave dhe shprehet e entuziasmuar.  Një tjetër gëzim për Ronën ka qenë edhe prezenca e të gjithë familjarëve dhe miqëve në një ditë kaq speciale për të.

“Një befasi mbrëmë për ditëlindjen e 30 organizuar nga nana, baba, vllau, miqtë e shtrenjtë. Nder dhe vlerësim kujdesi juaj. U gëzova që ju pashë të gjithëve bashkë, kjo ka qenë vërtetë ajo që më së paku kam prit, ju krejt e dini sa i kam “qef” befasitë . Nana i ka heq të zijt’ e ullinit për këtë organizim, me m’fut n’lokal ka qenë sfidë e madhe ahhahhaha, as vet nuk po e mbaj mend si më mashtrun. Ju falenderoj të gjithëve që gjetët mundësinë për të qenë prezent. Ju jeni dhurata më e mirë për mua. Urimet e secilit në këtë mur, në telefon , email, më kanë gëzuar tej mase, por edhe dhuratat më pëlqyen fort . Deri kur ti marr fotot e kësaj befasie, po ndaj këtë foto me dhuratat e kujdesit tuaj të çmueshëm. Ju dua fort.”- ka shkruar këngëtarja/Blitz.al/

rona

Komento
Shperndaje