Blitz

 Breaking News

Romeo Veshaj në një lidhje me blogeren e njohur? Reagon vetë aktori

Romeo Veshaj në një lidhje me blogeren e njohur? Reagon vetë aktori
January 19
12:35 2020

Nuk kaloi shumë kohë që kur ndarja e çiftit (që për hir të së vërtetës nuk u konfirmua kurrë) Jonida Maliqi dhe Romeo Veshaj u konfirmua nga vetë këngëtarja, dhe aktori i humorit filloi të përflitej për një tjetër romancë.

Sipas asaj që u tha fillimisht nga “Panorama Plus”, Romeo kësaj rradhe “Zhuljetën” e tij mund ta kishte gjetur tek blogerja e njohur, Sara Kolami. Njohja e tyre thuhej se kishte ndodhur në ambientet e “Vizion Plus”, ku aktualisht Veshaj është i angazhuar me emisionin “Treshat”.

Megjithatë duket se kjo histori nuk është e vërtetë, të paktën sipas vetë protagonistit. Në Instagram ai ka ndarë dy video të shkurtra nga filmi shqiptar “Rrethimi i vogël” (që meqë ra fjala është një nga të preferuarit tanë), pikërisht pjesën kur flitet për thashethemet, shpifjet, intrigat dhe inatet.

Mos u çudisni nëse një skenë e ngjashme i ka ndodhur Romeos në ambientet e punës. E kështu, aktori sipas mënyrës së tij e hodhi poshtë lajmin. Por kjo sigurisht që nuk është mjaftueshëm, për njerëzit të paktën! /Blitz.al/

Share