Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Romeo dhe Donald Veshaj u larguan nga “Al Pazar”, Agron Llakaj: “Mos harrojnë ta kthejnë kokën mbrapa nga vijnë”

Romeo dhe Donald Veshaj u larguan nga “Al Pazar”, Agron Llakaj: “Mos harrojnë ta kthejnë kokën mbrapa nga vijnë”
October 05
09:21 2019

Romeo dhe Donald Veshaj, ose siç i njohin ndryshe “binjakët e Al Pazar”, tani do të jenë vetëm “binjakët”, duke qenë se gati 1 javë më parë deklaruan se do të largohen nga spektakli i humorit.

 

View this post on Instagram

 

Me ty une jam mal , pa ty jam nje hic ! Edhe 100 vite te lumtura dielli i tokes time ❤️ @donaldveshaj

A post shared by Romeo Veshaj (@romeoveshaj) on

Kujtojmë që sezonin veror ata ishin në ekran përkhrah Bora Zemanit në emisionin “3shat” dhe siç janë shprehur, do të vazhdojnë të qëndrojnë në të njejtën familje televizive, pra atë të “Vizion Plus”.

Pas lajmit të largimit të aktorëve nga “Al Pazar”, sigurisht duhet të kishte dhe një reagim nga Agron Llakaj, i cili ka ardhur ditën e djeshme në emision e pasdites në Vizion, ku ai nuk i ka kursyer fjalët e mira për binjakët, megjithëse zbuloi se ende nuk e kishin marrë në telefon.

 

View this post on Instagram

 

Pas pak… I ftuar ne @vizionipasdites ne oren 17.50… 🖑🖑 @vizionplustv #agronllakaj #alpazar #tirana #albania #tv

A post shared by Agron Llakaj (@agronllakajofficial) on

Dera tek ne është e hapur. Unë e kam treguar dhe kështu, që kur im bir u largua nga shtëpia, natyrisht ai përsëri im bir mbeti dhe pse vjen më rrallë”- u shpreh aktori dhe moderatori i “Al Pazar”- “Ata ngelen përsëri një prodhim i yni dhe uroj që ta mbartin me vete dashurinë për emisionin. Kam vënë re që në të gjitha promot që ne kemi vënë, ata nuk kanë klikuar dhe më ka habitur pak, nuk e di pse, por më ka bërë përshtypje. Nuk kanë klikuar për ta parë, nuk e di nëse e ndjejnë si boshllëk. Megjithatë unë i kam dashur shumë, i kam mbështetur dhe jam shumë i lumtur që i kam krijuar. Uroj që në punën e tyre të kenë talentin, punën dhe mbi të gjitha mirënjohjen. Mos harrojnë ta kthejnë kokën mbrapa nga vijnë, ku kanë ecur dhe ku do të shkojnë.

Patjetër që Agroni mund t’ja thoshte këto fjalë “lamtumire” edhe përballë Donaldit dhe Romoes, por sipas tij, ata nuk e kanë telefonuar prej 1 muaji. Gjë që për mua është shuëm dëshpëruese.

/Blitz.al/

Share