Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Rolling Stones, “shuplakë” Donald Trump

Rolling Stones, “shuplakë” Donald Trump
May 05
19:09 2016

Luajtja e këngëve të grupit legjendar të rrok-ut, Rolling Stones, në fushatat elektorale të Donald Trump, nuk është diçka e mirëpritur nga vetë grupi.

Në një deklaratë për shtyp, Rolling Stones thanë se ata nuk u kishin dhënë leje organizatorëve të fushatës së Trump për të luajtur këngët e tyre. Në fund të deklaratës, krijuesit e “You Can’t Get What You Want” kërkuan urgjentisht ndërprerjen e transmetimit të këngëve të tyre për mbështetësit e Trump.

Kjo nuk është hera e parë që artistët kërkojnë ndërprerjen e transmetimit të këngëve të tyre në fushatën elektorale të kandidatit republikan për Shtëpinë e Bardhë, Donald Trump. Adele dhe Aerosmith gjithashtu i kanë kërkuar Trump-it të mos luajë këngët e tyre për të “ndezur” turmën mbështetëse të kandidatit për president të SHBA-së.

Komento
Etiketimet
Shperndaje