Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Rolling Stone: Dua Lipa si Amy Winehouse dhe Nelly Furtado

Rolling Stone: Dua Lipa si Amy Winehouse dhe Nelly Furtado
September 22
10:46 2016

Revista “Rolling Stone” e ka konsideruar Dua Lipën një ndër 10 artistët e rinj më të mirë të muajit, të cilët duhet t’i ndiqni. Nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare në Instagram, revista ka theksuar se këngëtarja shqiptare është një ndër zërat që duhet të dëgjohet nga fansat e muzikës pop.

“Dua Lipa është një nga 10 artistët tanë të rinj me të cilët do të njiheni këtë muaj.  Ajo është perfekte për të gjithë fansat e Amy Winehouse, Nelly Furtado dhe Jessie Ware.

Ja se çfarë ka thënë ajo: “Unë kam qenë gjithnjë një fanse e muzikës pop. Albumi i parë që kam marrë ka qenë ai i Nelly Furtado-s , “Whoa, Nelly!”. Më vonë mora edhe albumin e Pink, “Missundaztood”. Ky ishte momenti kur mendoja: Unë dua të bëhem si këto këngëtare”,- shkruan “Rolling Stone” në Instagram./Blitz.al

/

Shperndaje