Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

“Rolling Stone”: Dua Lipa, mbretëresha e muzikës pop që thyen zemra

“Rolling Stone”: Dua Lipa, mbretëresha e muzikës pop që thyen zemra
July 18
17:32 2017

Prej më shumë se një viti, kurba e suksesit të Dua Lipës është gjithnjë e më shumë në rritje. Ajo është një nga këngëtaret më të pëlqyera të momentit, e cila i mbush plot sheshet kudo ku jep koncerte dhe publiku i këndon në kor të gjitha këngët e saj. Revista prestigjioze amerikane “Rolling Stone” i ka dedikuar një shkrim të gjatë suksesit të këngëtares me origjinë shqiptare duke nisur që nga jeta e saj në Kosovë e deri te ngjitjet shkallë pas shkalle në karrierë. Ata e quajnë më shumë se gati për të marrë postin si mbretëresha moskokëçarëse e muzikës pop që thyen zemrat.

“Një vit më parë ajo mbajti një koncert në “Lollapalooza” kur ishte thjesht një kuriozitet për blogeret, por u deshën shumë pak muaj që të kthehej në dominuese në shumë festivale, si “Governors Ball”dhe  “Coachella”, në një kohë që hiti i saj “Scared to be lonely”  ka tejkaluar vlerën e 300 milionë dëgjimeve  në Spotify”,- shkruhet në artikullin e revistës

Ndër të tjera, një paragraf  i është dedikuar edhe jetës së saj në Shqipëri, fëmijërisë së vështirë gjatë luftës së Kosovës, largimit të saj drejt Londrës dhe rikthimit në vendlindje. “Ishte vetëm 15 vjeç kur vendosi e vetme të ndiqte ëndrrën në Londër duke e nisur me thjesht me disa “cover”-a në Youtube, derisa mori vëmendjen e menaxherit të Lana Del Ray-t”,- shkruhet në artikull.

Sot Dua është një nga këngëtaret më “in” të momentit dhe “New rules”, hiti i saj i publikuar pak ditë më parë, është ndër këngët më të dëgjuara. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje