Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Roli që ndryshoi Elhaida Danin…

Roli që ndryshoi Elhaida Danin…
October 26
16:55 2016

Edhe pse tashmë ajo po e zhvillon karrierën e saj jashtë Shqipërisë, këngëtarja Elhaida Dani nuk resht së informuari edhe ndjekësit shqiptarë për aktivitetin e saj.

Ditën e sotme, në profilin e saj në Facebook, Elhaida ka postuar një foto të sajën, nga përshkrimi i së cilës kuptojmë se po përgatitet për një rol.

“Për rolin”, – shkruan këngëtarja, edhe pse nuk jep më shumë detaje se për çfarë projekti bëhet fjalë.

Një detaj interesant nga fotografia e saj është edhe ndryshimi i ngjyrës së flokëve të cilën Elhaida vetë e përmend.

Ndryshe nga sa jemi mësuar ta shohim deri sot, ngjyrës së saj këngëtarja i ka dhënë edhe një nuancë të kuqe, që i shkon shumë. /Blitz.al/

elhaida

Komento
Shperndaje