Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Rodrigo Alves “Kukulla Ken” arrestohet në Berlin, arsyeja është shumë e thjeshtë

Rodrigo Alves “Kukulla Ken” arrestohet në Berlin, arsyeja është shumë e thjeshtë
October 11
19:19 2018

Ndodh që nuk dukemi njësoj në foton e dokumentave me ndryshimet që mund të bëjmë ose shkak është koha që kalon shumë shpejt. Rasti i Rodrigo Alves është një rast krejtësisht i veçantë sepse ai ka nuk ka asnjë ngjashmëri me foton e pasaportës për shkak të ndërhyrjeve për tu dukur si “Kukulla Ken”.

Por kjo i ka kushtuar atij lirinë, pasi ka përfunduar në pranga në Berlin, duke qenë se njeiru i portretizuar në dokumentin e identitetit nuk përkon me pamjen e tij të tanishme. Arrestimi është publikuar nga vetë ai  i cili ka ndarë shqetësimin dhe ka kërkuar  falje.

“Unë u ndala nga policia gjermane sepse ata donin të kontrollonin pasaportën time por pamje aktuale nuk përputhej me atë që ishte aty. Ishte pasaporta vjetër sepse unë kam harruar të bëj një të re. Tani më duhet të shkoj në ambasadë dhe të kërkoj një dokument të ri që të jem në gjëndje të kthehem në Angli.” – u shpreh Rodrigo në disa Instastory.

Historia e tij ka përfunduar mirë pasi ambasada britanike i ka dhënë atij një pasaportë të re dhe Keni më në fund mund të kthehet në shtëpi. /Blitz.al/

 

 

Komento
Shperndaje