Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Rocco Siffredi: Babai e tradhtonte mamanë time. Uroj të mos përfundoj si ai!

Rocco Siffredi: Babai e tradhtonte mamanë time. Uroj të mos përfundoj si ai!
August 28
17:55 2016

Ish-aktori dhe tashmë producenti i famshëm italian i filmave pornografikë, Rocco Siffredi, është rrëfyer në një intervistë të dhënë për “Vanity Fair”.

Në prag të prezantimit të dokumentarit rreth figurës së tij, Rocco flet për fëmijërinë e kaluar mes shembujsh negativë.

Ai tregon se babai i tij, pavarësisht se një njeri i mirë dhe xhentil, ishte thuajse inekzistent në jetën e familjes dhe e tradhtonte shpesh të ëmën.

“Ime më ishte xheloze dhe këtë e vuajti deri në ditët e fundit. Para se të futej në gjendje kome vuri re babain i cili flirtonte me një zonjë të krevatit përkrah”, – shprehet Rocco.

Ai shton se i ati i kaloi muajt e fundit të jetës i fiksuar pas grave, një gjendje e mjerueshme kjo e kuptuar edhe nga  vejushat e miqve të tij, me të cilat tentonte të flirtonte.

“Ai vdiq 5 vjet më parë, ama edhe sot uroj të mos përfundoj si ai! Për faj të vesit që e shoqëronte vdiq i vetëm”, – rrëfen producenti.

Të thëna këto nga një person që një pjesë të madhe të jetës ua ka kushtuar videove me “pullë të kuqe” duket disi e çuditshme, por Rocco ka ditur si ta ndajë jetën reale nga ajo e filmave. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje