Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Rocco i thyen zemrën Madonnës: Sa mirë që nuk jetoj më me mamin!

Rocco i thyen zemrën Madonnës: Sa mirë që nuk jetoj më me mamin!
November 28
09:47 2016

Rocco Ritchie, djali i këngëtares së njohur Madonna, ka bërë një postim në Instagram që me shumë mundësi i ka thyer zemrën nënës së tij.

Ai ka shkruar se ndihet shumë i kënaqur që nuk po jeton me Madonnën tani.

Kohët e fundit, Rocco është arrestuar nga policia për posedim të kanabisit  dhe nëna e tij ka qenë ajo që  e ka mbështetur më së shumti.  Në videon e postuar prej tij  në Instagram shfaqej Madonna me motrat dhe vëllezërit e Roccos-s  duke bërë sfidën Mannequin Challenge.

Sipas “The Sun”, Rocco ka shkruar bashkangjitur kësaj videoje: “Jam kaq i lumtur që nuk jetoj më aty!”

Fansat e Madonnës i kanë shkruar djaloshit duke e pyetur se përse por tregohej kaq i keq, ndërkohë ai vazhdonte të përgjigjej duke qeshur.

Rocco  është arrestuar për posedim marijuane. Djali është parë të hedhë diçka para se policia ta arrestonte dhe në teste i gjetën gjurmë droge. Madonna lëshoi një deklaratë pas incidentit duke thënë: “Unë e dua shumë djalin tim. Do të bëj gjithçka për t’i dhënë mbështetjen që i duhet”./Blitz.al/

Komento
Shperndaje