Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Roberti luan në piano. Shikoni se si kërcejnë Nora dhe Renee

Roberti luan në piano. Shikoni se si kërcejnë Nora dhe Renee
November 23
17:45 2016

Mbrëmjen e djeshme, Era dhe Nora Istrefi kanë festuar ditëlindjen e nënës së tyre.

Por më shumë, gjatë kësaj mbrëmjeje duket se është kënaqur e vogla e Norës, Renee. Ka qenë këngëtarja Era Istrefi ajo që ka ndarë me ndjekësit e saj në Snapchat disa momente nga ditëlindja e nënës së tyre.

Në këto video, Roberti, Nora dhe Renee duken një familje ideale dhe e lumtur. Muzikanti Berisha luan në piano, ndërkohë që Nora dhe Renne kërcejnë në tingujt e saj. Nora shihet gjithashtu edhe duke kënduar këngën e njohur “Nën një portokalle”.

Përveç këtyre momenteve mjaft të lumtura nuk mund të mungonte dashuria e Renne për tezen e saj Erën dhe pas kërcimit shkon dhe hidhet në krahët e saj./Blitz.al

Komento
Shperndaje