Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Roberti konfirmon ndarjen: “Unë dhe Nora nuk jemi më bashkë!”

Roberti konfirmon ndarjen: “Unë dhe Nora nuk jemi më bashkë!”
August 25
20:52 2019

Mesa duket gushti nuk është vetëm muaji i martesave e dasmsave, por edhe ndarjeve.
Kështu, lajmet që kane qarkulluar prej kohësh në media për një ndarje të mundshme midis dy këngëtarëve Robert Berisha dhe Nora Istrefi, tashmë janë konfirmuar dhe martesa disa vjeçare ka marrë fund.
Cifti i cili ka një histori dashurie prej vitit 2006, kishin kohë që nuk shfaqeshin publikisht bashkë.

Në një postim në llogarinë e tij në Instagram, Roberti ka folur për herë të parë mbi lajmet duke pranuar ndarjen, por duke theksuar se kjo nuk i pengon ata që të jenë shokë dhe miq të mirë.
Sikurse shkruan ai, arsyeja e ndares është bërë “mbarimi i dashurisë”.

“Portale të nderuara dhe ju fansa! Ju kam premtuar që keni për ta marr vesh prej meje e s’keni nevojë të lodheni e me kliku në çdo titull që e bëjnë portalet. Eshte punë e tyre dhe mjeshtri e gazetareve qe dinë me nxjerr ashtu titujsh..Unë edhe Nora nuk jemi më bashke, por gjithë jetën do jemi babi dhe mami i Renees, loqkës tonë..dhe shokë të mire deri ne vdekje. Nëse nuk ka më dashni mes një çifti, nuk dmth të bëhesh armik e t’ja kthesh shpinën. Bëhuni pozitiv e qeshni sa më shumë edhe respektojeni edhe atë qe s’ju do të mirën se sen sbohet. Përmes këtij postimit @noraistref e falenderoj shumë që ma ka pru në jetë një fëmijë si Renee…edhe shumë kujtime të bukura prej 2006..Noriq -Tkom borxh tan jetën. I wish you all the best”.-shkruan Roberti krahas një fotoje të të dyve duke shëtitur Renee-n e vogël në karrocë.

/Blitz.al/

Komento
Shperndaje