Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Roberti i Norës në variantin rumun

Roberti i Norës në variantin rumun
June 01
23:59 2016

“Nuk është Reggae, as Hip-Hop, as Tallava, po osht Made in Albania!” – thotë Roberti i Norës në këngën e sapolançuar!

E në fakt, për diçka ka të drejtë; ashtu si shumë gjëra në Shqipërinë tonë të madhe, as “MIA” (Made in Albania) e Robertit të Norës nuk mund t’i shpëtonte ‘turlisë’ shqiptaro-turko-indiano-rumuno-greke-etj. të identitetit tonë të humbur, që kurrsesi nuk mund të kufizohen nga një rrymë e vetme si Hip-Hopi apo Reggae.

“Mos shko, o trim!”
Me shumë mundësi kjo ka qenë thirrja e pjesës më të madhe të dashamirësve të tij, të vajzave të tërhequra nga një fizik seksi, të cilat kanë shpresuar deri në fund ta ruajnë imazhin e tij si ‘bashkëshorti handsome i Nora Istrefit’, por nuk qe e shkruar kështu!

Fatkeqsisht, – duke i lënë të gjitha mënjanë, – doli fjala jonë e djeshme; jo vetëm që kënga ngjante si rumune, por ai vendosi të përdorë një këngë rumune të Ionut Cercel të rreth 5 viteve më parë, të titulluar pikërisht “Made in Romania”!

Ah, Robert, Robert! Nuk pate mundësi të këshilloheshe më parë me Norën, për të mos marrë këngët e të tjerëve?

Gjithsesi, ajo që na mbetet t’ju themi është se nuk mund të ndërhyjmë në preferencat e askujt!

Ama, ashtu siç e përmendëm edhe në artikullin e djeshëm (lexo këtu), ndjejmë detyrën patriotike t’ju kujtojmë se butoni ‘mute’ është gjithmonë aty, sa herë të keni nevojë!

Komento
Shperndaje