Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Robert Pattinson lë “në altar” FKA Twigs

Robert Pattinson lë “në altar” FKA Twigs
April 23
15:48 2016

Lidhjes së Robert Pattinson dhe këngëtares FKA Twigs i ka ardhur fundi dhe bashkë me të edhe planeve të martesës.

Lajmi është bërë i ditur nga “In Touch”, e cila shkruan se planet e martesës dhe dasmës së tyre janë anuluar nga vetë aktori 29- vjeçar. Dy të rinjtë ishin duke planifikuar të lidhnin kurorë këtë verë, por mesa duket planet kanë ndryshuar.

Lajmi nuk është ndonjë surprizë pasi kohët e fundit çifti nuk është parë më bashkë dhe, sipas burimeve, FKA Twigs është treguar xheloze për Pattinson, gjë që e ka detyruar aktorin të tërhiqet nga vendimi për martesën.

“Ajo është xheloze dhe Robert-it i ka ardhur në majë të hundës kjo gjë. Nuk i ka ardhur akoma koha të “lidhet” pas dikujt që i duhet t’i japë shpjegime çdo minutë e për çdo gjë”, – ka thënë një nga miqtë e Pattinson.

Komento