Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Robert Ndrenika – Kumbaros: “Nuk do të më tresë dheu nëse e shembni teatrin”

Robert Ndrenika – Kumbaros: “Nuk do të më tresë dheu nëse e shembni teatrin”
September 06
12:15 2016

Mbrëmjen e kaluar, një deklaratë jo e zakontë është bërë në një tryezë ku ishin ulur aktori Robert Ndrenika, ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro dhe kryebashkiaku Erion Veliaj.

Ditën e djeshme ka qenë nata e fundit e Festivalit Ballkanik të Teatrit në teatrin “Kame” dhe të tre këto figura kanë qenë të pranishme. Aktori i mirënjohur, Robert Ndrenika, ka shfaqur  shqetësimet e tij në lidhje me fatin e teatrit dhe, sipas Mapo.al, thuhet se biseda nuk ka qenë e qetë, sidomos me bashkangjitjen në diskutim të ministres Kumbaro. Shqetësimi i Ndrenikës ka qenë aludimi se teatri do të transferohet për t’u ngritur kulla në tokën e tij aktuale.

“Nëse ndodh që godina e teatrit shembet, unë nuk do të tretem në gropë, por do të shtrihem atje”, – ka qenë deklarata e ashpër në tavolinë, jo formale, e aktorit Robert Ndrenika.

Ai ka vazhduar duke pohuar se jashtë vendit teatrot janë prej  400 vjetësh, ndërsa në Tiranë po bëhen xhami, stadiume dhe jo teatër.

Kryebashkiaku  dhe ministrja e Kulturës janë përpjekur të qetësojnë situatën.

Optimizmi i Kumbaros lidhej me ndërtimin e teatrit në Korçë apo Shkodër.

Ndërsa aktori ka këmbëngulur se ministrja duhet të jetë e hapur, pasi ka mungesë informacioni, por edhe frikë…

“Le të bëhet edhe pas 5 vjetësh teatri, por ama të bëhet. Tiranës i takon teatri. Ajo është tokë e italianëve, të lutem mos e prishni teatrin, rikonstruktojeni atë, bëjeni modern”, – ka thënë Ndrenika./Blitz.al/

Shperndaje