Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Robert De Niro: Donald Trump është krejtësisht i luajtur mendsh!

Robert De Niro: Donald Trump është krejtësisht i luajtur mendsh!
August 13
17:00 2016

Aktori dhe producenti amerikan, Robert De Niro, e ka cilësuar si “të luajtur mendsh” kandidatin republikan për president të SHBA-ve, Donald Trump.

“Trump, një biznesmen miliarder që kërkon postin e tij të parë publik, ka shkaktuar një varg polemikash me deklaratat nxitëse për kundërshtaren kryesore të tij Hillary Clinton, për armët, myslimanët, veteranët e luftës etj.”,- është shprehur aktori.

Këto komente, De Niro i bëri përpara një audience në Sarajevë, ku prezantoi versionin dixhital të filmit “Taxi Driver”, në të cilin luan vetë.

“S’e di, por është çmenduri që njerëzit e pëlqejnë Donald Trump. Ai s’duhet të jetë aty ku është, Zoti na ndihmoftë!”- ka vijuar më tej aktori dhe producenti amerikan. Deklarata e tij u duartrokit gjerësisht nga të pranishmit në Teatrin Kombëtar të Sarajevës.

“Gjithçka që ai ka thënë deri tani është çmenduri, qesharake. Ai është krejtësisht i luajtur mendsh”,- është shprehur aktori. Kandidati republikan Donald Trump ka akuzuar mediat në SHBA se i keqinterpretojnë komentet e tij. /Blitz.al/

Komento