Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Robert De Niro do të hapë Festivalin e Filmit në Sarajevë

Robert De Niro do të hapë Festivalin e Filmit në Sarajevë
August 08
20:12 2016

Festivali i Filmit në Sarajevë do të hapet me aktorin dhe producentin Robert De Niro. Aktorit do t’i jepet çmimi për arritjet e jetës dhe për kontributin e tij në film natën e parë të festivalit. Drejtori i festivalit Mirsad Purivatra ka thënë: “Ne jemi të nderuar që Robert De Niro do të jetë aktori i parë që do të marrë Çmimin e Nderit të Sarajevës”.

De Niro do të paraqesë  filmin e Martin Scorsese-s, “Shoferi i taksisë”, në nder të përvjetorit të tij të 40-të.

Në Festivalin e Filmit të Sarajevës do të shfaqen 222 filma nga 61 vende të botës. Çmimi kryesor është “Zemra e Sarajevës”. /Blitz.al/

Etiketimet
Shperndaje