Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Robert Berisha tregon të vërtetat, flet hapur për marrëdhënien Tuna-Patris

Robert Berisha tregon të vërtetat, flet hapur për marrëdhënien Tuna-Patris
November 21
09:47 2016

Robert Berisha ka qenë i ftuar në emisionin “1 kafe me Labin” dhe u ka dhënë përgjigje shumë pyetjeve që kanë qarkulluar ditët e fundit në mediat online. Njëra prej tyre ka qenë marrëdhënia e Tuna Sejdiut me vëllain e tij Patris Berisha dhe Roberti e ka pranuar publikisht në emision se të dy janë në një lidhje tashmë.

Megjithatë, një tjetër çështje që është përfolur gjatë ka qenë edhe shtatzënia e këngëtares, për të cilën Roberti është shprehur se ndoshta do të ishte më mirë të pyetej Patrisi me Tunën, por ka pranuar se është ndjesi e mirë të bëhesh xhaxha, duke lënë kështu të kuptohet se shtatzënia është e vërtetë. Është një ndjesi shumë e bukur. Unë jam bërë xhaxha edhe më parë dhe është ndjesi e mrekullueshme”,- është shprehur këngëtari.

tuna1

Përsa i përket projekteve të reja Roberti ka treguar se shumë shpejt do të vij me një bashkëpunim me bashkëshorten e tij. Pse jo ndoshta dhe me Tunën teksa ka bërë shaka duke u shprehur se do të ishte shumë mirë të zhvillonte një klip ku Patrisi do i binte perkusionit , Era do të hidhte lekët, Tuna me Norën të këndonin strofat ndërsa ai refrenin. “Ne jemi familje e madhe tashmë.”- është shprehur Roberti.

Duket se lidhja e Tunës me Patrisit e ka afruar këngëtaren me Nora Istrefin dhe ka hedhur poshtë zërat për një krisje të marrëdhënies mes tyre. Roberti ka pohuar se ato janë mikesha shumë të mira sidomos tani që në mes është Patrisi./Blitz.al./

nora

Komento
Shperndaje