Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Robert Berisha sjell një rrymë të re muzikore…

Robert Berisha sjell një rrymë të re muzikore…
May 31
14:04 2016

Momenti i “shumëpritur” nga të gjithë erdhi. Nesër publikohet kënga e Robert Berishës, bashkëshortit të Nora Istrefit, i cili pak muaj më parë deklaroi që do t’i hynte seriozisht këngës. “Le të themi” seriozisht… Në Instagram ai ka postuar teaser-in e saj duke lënë të kuptohet që rryma muzikore është shpikur nga Roberti dhe quhet “Made in Albania”.

“Nuk është as hip-hop, as reggae, as tallava, por është “made in Albania””.  Me pak fjalë, “turlia” e këtyre rrymave tashmë ka një emër të ri dhe quhet “made in Albania”. Në fakt duket si “made in Rumania”, por le të presim deri nesër për të parë klipin e plotë. Veç dëshirës për t’u hyrë videoklipeve, ta themi sinqerisht që pritej diçka më e madhe prej tij. Diçka që nuk e lidhte me tallavanë, edhe pse ai thotë në tekst që nuk është tallava.

Videoklipi ia vlen të shihet në variantin “mute”, duke iu referuar videove që Roberti ka publikuar në Instagram. Ka vajza seksi që kërcejnë dhe një Robert akoma më seksi që do ishte shumë më seksi po të mos këndonte. Ishte më mirë kur njihej si bashkëshorti “hot” i Nora Istrefit, e cila të shpresojmë që pas kësaj kënge të mos i thotë “A e ke dit’, a e ke dit’ sa t’kom dasht”.

 

 

Coming soon JO po e merkure 1 qeshor 🎷🎹🎤 #mia

A video posted by -Renee-Nora-Robert- (@_robertberisha_78) on

Komento
Etiketimet
Shperndaje