Blitz

 Breaking News

Robert Berisha sfidon veten dhe këndon këngën e Nora Istrefit “Anna”

Robert Berisha sfidon veten dhe këndon këngën e Nora Istrefit “Anna”
February 20
10:13 2020

Robert Berisha është një ndër personazhet më te komentuar për momentin për shkak edhe të marrëdhënies së tij me Nora Istrefin.

I ftuar këtë të mërkurë në emisionin “Soirée” ai është pyetur se çfarë mendimi ka për  këngën e fundit që ka Nora në bashkëpunim me Gjiko “Anna” , Roberti është shprehur shumë pozitiv i cili tha se e ka dëgjuar dhe i pëlqen shumë kënga.

Ndër të tjera, Roberti gjatë mbrëmjes në “Soirée” u vendos përballë sfidës nëse vërtet mund të këndonte këngën e fundit të ish bashkëshortes së tij “Anna” , e cila padyshim është kthyer në hit.

Ai jo vetëm që pranoi, por gjithashtu krijoi një super atmosferë në emision. Për më tepër ndiqni videon më poshtë:

Share