Blitz

 Breaking News

Robert Berisha habit me deklaratën: Gruaja ka vendin e vet, por edhe dashnoret janë shumë në modë

Robert Berisha habit me deklaratën: Gruaja ka vendin e vet, por edhe dashnoret janë shumë në modë
December 10
10:31 2019

Robert Berisha ka qenë në qendër të vëmendjes mediatike muajt e fundit për shkak të ndarjes nga Nora Istrefi.

Këngëtari ishte i ftuar në emisionin “Ftesë në pesë” me Bieta Sulon, ku ka folur për divorcin e tij nga Nora si dhe marrëdhënien që të dy ruajnë aktualisht  me njëri-tjetrin. Nora dhe Roberti vijojnë të kenë një raport të mirë edhe pas ndarjes, të jenë miq të mirë për shkak të kujtimeve dhe vajzës së tyre.

Së fundmi kënga e Robertit me të cilën merr pjesë në Festivalin e Këngës në RTSH është komentuar shumë  që i dedikohet “dashnores”.

“Është një këngë shumë e bukur me një tekst shumë interesant. Këtu në Shqipëri ju i thoni ‘dashnore’ të dashurës ndërsa në Kosovë e dashura është e dashur. Kur dëgjova demon e këngës pyeta po pse dashnore.

‘Jam i ulur në një tavolinë dhe po e pi unë një gotë raki, po mendoj për dashnoren time, m’ka marr malli me ja pa dy sytë e zi’m kështu është teksti. Edhe është shumë “in” për ta bërë si këngë se nuk e besoj që ka shqiptar që nuk ka dashnore. Si në Kosovë, si në Shqipëri, kjo puna e dashnoreve është shumë në modë dhe besoj që ka për t’ju pëlqyer kënga ime. Gruaja ka vendin e vetë në shtëpi, po edhe dashnores është mirë t’i dedikosh këngë se edhe ato të shkretat kanë nevojë diku të përmenden. Të dashur unë nuk kam. Kjo këngë është për të gjithë ata që kanë të dashura përveç grave. Hallall iu qoftë, si e menaxhojnë këtë punë! Për Zotin po! Dedikim apostafat për të gjithë burrat që kanë dashnore.”- është shprehur Roberti./Blitz.al/

 

Share