Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Robert Aliaj për Encën dhe Olta Gixharin: “Janë ekstrem sipërfaqësore!”

Robert Aliaj për Encën dhe Olta Gixharin: “Janë ekstrem sipërfaqësore!”
September 22
19:17 2017

Si për çudi, Robert Aliajn që jemi mësuar gjithnjë ta shohim në Tv Klan këtë herë ky i fundit ka qenë i ftuari i Kelvi Kadillit në Top Channel në emisionin “Pop Culture”.

Në pjesën e fundit të emisionit, Kelvi ka vendosur t’i bëjë një lojë duke i vendosur në ekran disa personazhe shqiptare për të pasur mundësi Robert Aliaj t’i komentojë me gjykimin e tij të lirë.

Në fillim Kelvi i ka treguar Encën dhe Roberti është shprehur se nuk e njeh. “është hera e parë që e shoh por për mendimin tim është eksptrem sipërfaqësore, ekstrem tullumbac” – ka thënë Aliaj ndërkohë që menjëherë më pas është shfaqur në ekran edhe aktorja Olta Gixhari: “Ekstrem sipërfaqësore edhe kjo”, – ka thënë ai duke i treguar Kelvi Kadillit se këto vajza nuk i japin asnjë emocion tjetër. E vetmja për të cilën ai pati një koment shumë pozitiv ishte Era Istrefi duke e quajtur këngëtaren një talent dhe një stil të pazakontë për Shqipërinë. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje