Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Robert Aliaj: “Enver Hoxha, pjesë e komunitetit LGBT”

Robert Aliaj: “Enver Hoxha, pjesë e komunitetit LGBT”
September 28
12:59 2016

Robert Aliaj njihet nga publiku për natyrën e tij kontroverse dhe karizmatike. Jemi mësuar që të ndjekim rrëfime dhe copëza monologu që ai shpesh bën edhe në spektaklin ku është pjesë e jurisë, “Dance with me” në Tv Klan.

Të njëjtën natyrë, Roberti shfaq edhe në rrjete sociale. Vetëm para pak minutash, ai në fakt ka habitur me një postim që ka bërë në llogarinë e tij në Instagram.

Nisur nga një foto ku shfaqet ish-diktatori Enver Hoxha dhe meshkuj të tjerë, Robert Aliaj ka thënë: “Pararendësi i LGBT-së, Enver Hoxha, në prehrin e baba Fajës. Të pranishëm edhe aktivistë të tjerë të lëvizjes”, – ka thënë ai, duke nënkuptuar se ata kanë qenë pjesëtarë të këtij komuniteti edhe përpara se ai të krijohej dhe të merrte përmasat që ka sot.

Kjo në fakt është mjaft tronditëse, duke kujtuar se sa i ndrydhur ka qenë realiteti dhe shfaqja e seksualitetit në vitet e regjimit komunist në Shqipëri, megjithatë gjithçka është e mundur… /Blitz.al/

Robert Aliaj - Instagram

Komento
Shperndaje