Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Robbie Williams pranon publikisht: “Ende tundohem nga droga”

Robbie Williams pranon publikisht: “Ende tundohem nga droga”
October 07
12:29 2016

Në vitin 2007, këngëtari i njohur Robbie Williams kaloi periudhën më të vështirë të jetës së tij. Ai ishte shumë pranë vdekjes si pasojë e konsumimit të lëndëve narkotike. Mirëpo, tani që duket se ky moment i errët i jetës së tij u harrua një herë e përgjithmonë, Williams në një intervistë për “The Sun” ka pranuar se, edhe pse nuk e konsumon më drogën, shpesh tundohet nga mendimi.

42-vjeçari është në pritje të albumit të tij të 11-të solo, ndërkohë që ka pranuar se dedikimi ndaj muzikës e ka ndihmuar të stabilizohet nga varësia ndaj drogës.

Ai gjithashtu ka treguar se ka pasur edhe probleme psikologjike si pasojë e ankthit, por është munduar shumë që këtë mos ta shfaqë në dalje publike. Robbie gjithashtu ka treguar për herë të parë se kontakti i tij me drogën ka nisur që në vitet e adoleshencës, ndaj dhe është mjaft e vështirë për të që të qëndrojë larg përgjithmonë.

Megjithatë, 2 fëmijët që ka e motivojnë të jetë një njeri i shëndetshëm dhe një baba shembullor, ndaj dhe ai ka premtuar se nuk do t’i kthehet më kësaj rruge. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje