Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Rita Petro: “Shqiptarët shkallojnë vetëm me një fjalë!”

Rita Petro: “Shqiptarët shkallojnë vetëm me një fjalë!”
June 24
17:16 2018

Ajo është një nga poetet dhe shkrimtaret më të njohura në vend, e cila ka ditur gjithmonë të provokojë dhe ngacmojë publikun me artin e saj

Po flasim për Rita Petron, e cila këtë javë ishte e ftuar në emisionin Thumb të Aulonës dhe Fatmës.

Pas bujës që shkaktoi poezia “Mallkimi i Parë”, i cili për shumë nga personazhet publikë u shprehën që predikonte inçestin. Ritaka treguar në Thumb jo vetëm që poezia nuk predikonte, por ajo poezi vijon me një “Mallkimi i Dytë”, ku protagonistët e veprës së parë kanë përfunduar në ferr.

Ajo është shprehur se mjaft një fjalë që një publik të “shkallojë”.

“Vetëm një gjë mendova, sa e rëndësishme është një fjalë për të shkalluar një shoqëri të tërë. Sepse njerëzit shpalosin çfarë të duan ata edhe kur shajnë, edhe kur thonë një gjë të mirë, kur nxjerrin fjalë shumë më të këqija se sa ato fjalë që ishin brenda në libër”, – ka treguar Rita.

Intervistën e plotë të Rita Petros e gjeni në linkun e mëposhtëm. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje