Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Rita Ora tregon haptazi emocionet e saj: “Çfarë do të kisha bërë unë pa ty?”

Rita Ora tregon haptazi emocionet e saj: “Çfarë do të kisha bërë unë pa ty?”
October 20
10:42 2016

Këngëtarja me origjinë shqiptare Rita Ora, përveç postimeve që kanë të bëjnë me karrierën e saj nuk ngurron që shpesh të postojë edhe fotografi apo çaste të rëndësishme të jetës së saj me të gjithë miqtë dhe fansat në Instagram.

Pikërisht një moment i tillë ka qenë sot për të, pasi motra e saj më e madhe, Elena, feston ditëlindjen. Rita ka postuar një fotografi kur dy motrat kanë qenë shumë të vogla dhe janë veshur njësoj. Si diçiturë ajo ka shkruar urimin me fjalë zemre:

rita-ora

“Çfarë do të kisha bërë unë pa ty? Vetëm një Zot e di! Ti je gjithçka dhe je arsyeja pse unë jam kjo që jam sot. Çdo herë që më ke bërtitur apo kritikuar ka qenë sepse më do shumë. Mbaj mend që mami na vishte të dyjave njësoj dhe unë nisja të qaja nëse kishim ndonjë detaj ndryshe, por ti, si motër e madhe, më jepje gjithçka doja. Ne e kemi ndërtuar këtë raport kaq të mirë bashkë dhe do ta mbajmë deri në fund! Jam shumë krenare për ty dhe gjithçka ti ke arritur deri sot. Gëzuar ditëlindjen motër!” – ka përfunduar urimin e saj Rita, ndërkohë që edhe ndjekësit e saj kanë përfituar nga rasti për ta uruar motrën e këngëtares. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje