Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Rita Ora sapo zbuloi talentin e saj më të ri: Një prezantuese e pashoqe!

Rita Ora sapo zbuloi talentin e saj më të ri: Një prezantuese e pashoqe!
November 13
09:23 2017

Mbrëmjen e kaluar, në stadiumin “Wembley” të Londrës është mbajtur ceremonia e përvitshme e MTV European Music Awards 2017, ku prezantuese e eventit ishte Rita Ora.

Këngëtarja shqiptare arriti të tërhiqte vëmendjen e publikut që në tapetin e kuq, ku u shfaq me rrobdëshambër dhe me peshqir në kokë.

Më pas, gjatë gjithë spektaklit Rita arriti të mbante çdo shikues të mbërthyer para ekranit, aq sa prestigjozja “Daily Mail” shkruan që aftësitë e shqiptares në prezantim ishin të një niveli “profesionist”.

Ndryshe nga herët e tjera kur prezantueset ndërronin mbi 10 veshje seksi, Rita zgjodhi të qëndronte stil me veshje që nuk i kishim parë ndonjëherë në ekran. Madje, në një prej fustaneve të saj ajo mbante të qepur edhe flamurin kombëtar shqiptar, duke i treguar kështu të gjithë Europës se Shqipëria është gjithmonë pjesë e saj.

Ajo u ngjit në skenë për të performuar edhe dy hitet e saj, “Your Song” dhe “Anywhere”  duke mbyllur këtë “eksperiencë” të sajën në mënyrën më të mirë të mundshme. /Blitz.al/

  

 

Komento
Shperndaje