Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Rita Ora provon të vërtetën! Ja çfarë ka postuar ajo…

Rita Ora provon të vërtetën! Ja çfarë ka postuar ajo…
May 03
11:31 2016

Të gjithë keni dëgjuar të paktën një herë se Rita Ora mund të jetë “Beti me flokë të bukur” që ka hyrë në mes të Beyonce-s dhe Jay Z. Mirëpo Rita Ora, mesa duket, ka dashur t’u japë fund të gjitha thashethemeve për të cilat  po akuzohet gjithë këto kohë, duke postuar një foto në Snapchat.

Mbrëmë në Met Gala, këngëtarja me origjinë shqiptare ka shkrepur një selfie me Beyonce. Ato të dyja shfaqen të qeshura dhe Rita Ora ka shkruar në foto: “Family” (familje) dhe ka vendosur edhe një “emoji” zemër pranë shkrimit.

Duket se me këtë Rita Ora jo vetëm ka shuar zërat e të gjithë atyre që gati e “kryqëzuan” nëpër rrjete sociale, por ka treguar edhe njëherë afërsinë që ka me çiftin Bey dhe Jay Z, duke i konsideruar familje.

beyy

Komento
Etiketimet
Shperndaje