Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Rita Ora përgëzon Kelmendin : Nuk mund të isha më krenare se kaq për Kosovën

Rita Ora përgëzon Kelmendin : Nuk mund të isha më krenare se kaq për Kosovën
August 09
00:02 2016

Xhudistja Majlinda Kelmendi fitoi mbrëmjen e djeshme medaljen e parë të artë në Lojërat Olimpike Rio 2016.  Të shumtë kanë qenë ata që e kanë përgëzuar në rrjete sociale,njerëz të zakonshëm por dhe personazhe publik. Njëra prej tyre ka qenë dhe këngëtarja e njohur ndërkombëtarisht Rita Ora. Ajo e ka përgëzuar Kelmendin për fitoren dhe është shprehur krenare për arritjen e saj dhe të Kosovës.

“Kurrë nuk kemi qenë në gjendje ta shfaqim talentin tonë, por tani që jemi të lirë mundemi! Gjithçka që kam bërë e kam bërë se jam krenare që jam shqiptare. Jam kaq e lumtur që e shoh këtë arritje. Kjo më bën të qaj dhe nuk mund të isha më krenare se kaq për Kosovën.”-shkruan Rita në Instagram./Blitz.al/

Shperndaje