Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Rita Ora: “Nuk jam vajza më e dobët në botë dhe as nuk dua të jem”

August 11
12:35 2016

Këngëtarja me origjinë shqiptare, Rita Ora, është konsideruar si një nga vajzat me pamjen më të mirë nga këngëtaret e muzikës pop. Megjithatë, edhe pse ajo gjithnjë merr lëvdata për pamjen e saj, Rita Ora vetë ka treguar në një intervistë se nuk mundohet të jetë e dobët si një modele, por thjesht përpiqet të jetë e shëndetshme.

25-vjeçarja u shfaq e veshur me një “jumpsuit” të kuq me të cilin dukej mjaft bukur, ndërkohë që shkonte për në xhirimet e “America’s Next Top Model”, ku është pjesë e stafit të prezantimit të eventit.

“Unë llogaris çfarë konsumoj duke e ndarë porcionin në gjysmë. Nëse dua të konsumoj një hamburger, thjesht marr një thikë dhe e pres në mes. Ose ka raste që nuk konsumoj bukën e hamburgerit. Nëse më ka vajtur mendja për patate të skuqura, sigurisht i konsumoj, thjesht nuk i shoqëroj me diçka tjetër”, – ka thënë këngëtarja për “Cosmopolitan”.

Më tej Ora ka treguar se ajo merret me aktivitet fizik si vrapi në natyrë, joga, ngjitja e maleve dhe aerobi dhe ka thënë se ndihet e lumtur me trupin e saj. “Unë nuk jam vajza më e dobët në botë, por në fakt as nuk dua të jem. Dua të jem e tonifikuar dhe jo e dobët. Këtë ua sugjeroj të gjithëve, sepse është më e shëndetshme”, – ka përfunduar ajo.

 

 

Shperndaje