Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Rita Ora nuk i qëndron dot larg Lewis Hamilton…

Rita Ora nuk i qëndron dot larg Lewis Hamilton…
November 27
15:25 2016

Ditën e sotme është duke u zhvilluar gara e fundit e Formula 1 për këtë sezon. Lewis Hamilton dhe Nico Rosberg janë duke garuar në Abu Dhabi për titullin e kampionit.

Mes shumë fansash në publik është parë edhe këngëtarja me origjinë shqiptare Rita Ora.

Por çfarë e ka shtyrë Ritën të shkojë deri në Abu Dhabi për këtë garë?

Përpara disa kohësh u përfol se Rita ishte në një marrëdhënie dashurie me Lewis Hamilton, por asnjëherë nuk u konfirmua ky lajm. Nuk dihet nëse këngëtarja është tifoze e Hamilton vetëm se ai është britanik apo mes tyre ka çështje zemre në mes.

Dyshime është fakti se Rita nuk ka postuar asnjë gjë në rrjetet sociale. Në qoftë se do të ishte vetëm një fanse e tij asgjë nuk do ta pengonte të ndante këto momente me miqtë e saj, apo jo?

Megjithatë ato që mbeten janë vetëm aludime, pasi ende nuk e dimë me siguri nëse Ora dhe Hamilton janë ish-a, të dashur apo thjesht miq…/Blitz.al/

Komento
Shperndaje