Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Rita Ora, një “rock star” në sheshxhirim

March 30
10:08 2016

Rita Ora ka fluturuar drejt Los Anxhelosit për të qenë prezente në xhirimet e “Fifty Shades Darker”. Ajo do të luajë rolin e Mias, motrës së Christian Grey dhe në këtë film të dytë do të shfaqet më shumë se tri minuta. E veshur si një “rock star”, Rita është fotografuar në aeroportin e Vankuverit, për t’iu drejtuar atij të LA. Artistja me origjinë shqiptare ka deklaruar për “Billboard” se i ka lexuar të tre librat dhe është shumë e lumtur që do të jetë pjesë e trilogjisë që transformon imagjinatën për seksin. Ajo po ndërthur karrierën muzikore me filmin dhe ky është një tjetër hap i rëndësishëm në karrierën e saj të suksesshme.