Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Rita Ora me “bodyguard” aktorin e famshëm

Rita Ora me “bodyguard” aktorin e famshëm
December 07
17:15 2016

“The Bodyguard” është një nga filmat më të njohur në të cilin kanë luajtur dy nga figurat më të famshme të  Hollywood-it, këngëtarja Whitney Houston dhe aktori Kevin Costner. Këngëtarja me origjinë shqiptare, Rita Ora, ka takuar nga afër aktorin e njohur, i cili ka luajtur rolin e truprojës së këngëtares së njohur në film. Ora ka postuar në Instagram një foto ku shfaqet duke biseduar me Costner.

“Kur  Bodyguard-i “vjen në jetë”…”, -shkruan këngëtarja në Instagram.

Rita është edhe vetë tashmë pjesë e kinematografisë. Pjesëmarrja e saj në filmin “Fifty Shades of Gray” dhe Fifty Shades Darker” është përfolur gjatë në media. Duket se eksperienca e saj në film ka bërë që të takohet me aktorë të njohur, siç është edhe Kevin Costner./Blitz.al/

 

When the Bodyguard comes to life ?

A photo posted by Rita Ora (@ritaora) on

Komento
Shperndaje