Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Rita Ora i thotë “Mirupafshim!” Jay Z-së

Rita Ora i thotë “Mirupafshim!” Jay Z-së
June 21
13:59 2016

Para pak muajsh, Rita Ora ngriti padi kundrejt Jay Z-së dhe kompanisë së tij menaxhuese, Roc  Nation, me pretendimin se e ka lënë pas dore këngëtaren shqiptare dhe i ka ndaluar publikimin e albumeve e projekteve të reja.

Mesa duket, Rita e paska hedhur pas historinë e Roc Nation dhe tashmë ka firmosur në një tjetër “label”, Atlantic Records. Këtë gjë e ka bërë të ditur vetë Rita, e cila ka postuar një foto në Instagram bashkë me disa persona, të cilët duken të jenë përfaqësuesit e Atlantic Records dhe Ritës. “I jam shumë mirënjohëse familjes sime të re, Atlantic Redords dhe grupit të ri menaxhues  “First Access” për mbështetjen dhe kurajën! Hapi i radhës do të jetë madhështor”, – shkruan Rita.

Pra, Rita sapo na tha të bëhemi gati për rikthimin e saj “të fuqishëm” në skenat botërore. “Go Rita!”

Etiketimet
Shperndaje