Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Rita Ora feston ditëlindjen krah aktorit shqiptar

Rita Ora feston ditëlindjen krah aktorit shqiptar
November 25
09:32 2016

Shohim shpesh në rrjete sociale që personazhe të ndryshme të showbiz-it bëhen bashkë në evente të ndryshme jashtë vendit apo ndjekin koncertet e njëri-tjetrit.
Këngëtarja Rita Ora ka sot ditën e saj të lindjes. Ajo e ka pritur 26-vjetorin e saj në Dubai duke performuar në një koncert ku i pranishëm në publik ka qenë edhe aktori i njohur Blerim Destani. Destani ka postuar disa video në Instastory, ndërkohë që këngëtarja shqiptare interpretonte në skenë. Ai ka qenë ndër të parët që i ka uruar Ritës ditëlindjen dhe ka kërcyer të gjitha këngët që Rita performoi mbrëmjen e djeshme. Duket se Blerimi është një nga fansat e këngëtares shqiptare. Rita ka ngritur gjithë publikun në këmbë me hitin e saj R.I.P. Të dy personazhet tashmë janë të famshëm jashtë kufijve të Shqipërisë, megjithatë mbeten dy shqiptarë që takohen dhe festojnë së bashku një ditë siç është edhe ditëlindja e Rita Orës. /Blitz.al/

r1 r2 r3 r4 r5

Komento
Shperndaje